Report TV - Florenc Hoxha dhe protestuesit e arrestuar dalin para Gjykatës Penale të Tiranës

2019-02-19 3

Ka nisur në Gjykatën e Tiranës seanca për masën e sigurisë ndaj 16 protestuesve të dhunshëm në tubimin e opozitës së bashkuar, të shtunën para kryeministrisë. Të arrestuarit do të dalin para gjyqtares Rexhina Mlika e cila do të japë vendimin për secilin prej tyre, të vënë në akuza për katër vepra penale, kundërshtim të policisë, dëmtim prone me dashje, protestë pa leje dhe prishje të qetësisë publike.

Në mesin e të arrestuarve janë edhe Florenc Hoxha, ish-kryetar i Policisë Bashkiake të Tiranës si dhe Sajmir Rexhepi, i njohur edhe si ?Ujku i Cërrikut?. Ashtu siç i mbështetën që në momentin e arrestimit në polici, edhe këtë të martë, deputetët e Partisë Demokratike kanë shkuar jashtë Gjykatës për të shfaqur mbështetje ndaj të arrestuarve, militantë dhe mbështetës të kësaj force politike.

Janë 10 deputetë të PD-së që kërkojnë lirimin e të arrestuarve, pasi siç edhe më herët janë shprehur, dhunën në protestë e kanë quajtur të orkestruar nga kryeministri Edi Rama.

Ndërkohë edhe pse ishte pjesë e protestës së të shtunës për rrëzimin e qeverisë Rama, LSI nuk ka dërguar asnjë përfaqësues të saj për t;i dalë në mbështetje të arrestuarve për dhunën që shpërtheu me shkatërrimin e derës së kryeministrisë dhe instalacionit të kërpurdhës.



Ndërkohë që në kërkim janë edhe 6 persona të tjerë të identifikuar nga policia

Free Traffic Exchange