Ora News – Protesta, 16 të arrestuarit para gjykatës, seanca nën masa të rrepte sigurie

2019-02-19 0

#oranews

Në Gjykatën e Tiranës po zhvillohet masa e sigurisë për 16 të arrestuarve për protestën e 16 shkurtit të zhvilluar nga opozita.

Seanca po zhvillohet nën masa të forta sigurie, ndërsa për shkak se salla është e vogël kamerat nuk janë lejuar të qëndrojnë.

Brenda seanca janë edhe përfaqësues të opozitës, ndërsa një prej të arrestuarve ësht Florenc Hoxha, ish-drejtor i policisë bashkiake.

Prokuroria ka kërkuar për të gjithë të ndaluarit, masën e sigurisë arrest me burg, ndërsa pritet që avokatet e tyre të kërkojnë lirimin.

Arrestimi i tyre u bë në bazë të pamjeve filmike të policisë si dhe ato të vendosura në Kryeministri, të cilat kanq fiksuar të gjithë veprimet e protestuesve.

Identifikimi i tyre u bë në kohë rekord nga efektivat e policisë së kryeqytetit, por dhe agjentët e krimeve të ardhura nga rrethet të cilët kanë verifikur veprimet e tyre. Mes të ndaluarve ishte dhe një 80 vjeçar nga Lezha

Por ndërkohe Prokuroria do të verifikojë edhe veprimet e Gardës së Republikës dhe Policisë së Shtetit, për planin e masave që janë marrë para dhe gjatë protestës si dhe a është zbatuar ai plan dhe a ka patur tejkalim të kompetencave të policisë.

Gjithashtu pritet edhe përfundimi i ekspertizave të policisë shkencore për lëndet e përdorura në protestë si nga ana e protestuesve dhe nga ana e Policisë dhe Gardës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/sot-masa-e-sigurise-16-te-arrestuarit-e-proteste-para-kryeministris

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz