4 makina përplasen tek ‘Ura e Tapizës’, bllokohet aksi rrugor Tiranë-Fushë Krujë

2019-02-18 0

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të hëne në vendin e quajtur ?Ura e Tapizës? në Krujë, pasi 4 makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Burime për Shqiptarja.com mësojnë se fatmirësisht pasagjerët që udhëtonin me mjetet kanë marrë vetëm dëmtime të lehta.

Ndërkohë, mësohet se është bllokuar qarkullimi nga Tirana në drejtim të Fushë Krujës dhe anasjelltas, ndërsa rradha e mjeteve është rreth 5 km. Nuk dihet ende po policia po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Free Traffic Exchange