Heqja e propozimeve të pakërkuara për PPP-të/ Denaj: Në qeverisjen e PS-së më pak koncesione

2019-02-18 1

TIRANE-Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj paraqiti sot ndryshimet në ligjin ?Për Koncesionet dhe Partneritetit Publik Privat? në n/komisionin Parlamentar të Ekonomisë duke i hapur rrugë bllokimit të dhënies së pasurive publike, me partnerit publik privat, nëpërmjet skemës së propozimit të pa kërkuar. E ndërsa opozita vijon që të akuzojë qeverinë se po privatizon gjithçka, ministrja Denaj beri një bilanc të kontratave aktive si dhe vlerave të tyre duke theksuar se në qeverisjen e PS-së ka më pak koncesione krahasuar me PD-në. "Nga 2004 deri në 2013 janë 176 kontrata aktive. Ndërsa nga 2014 deri në 2019 kemi 50 të tilla. E përkthyer në vlerë, nga 2004 deri në 2013 janë 385.5 miliardë lekë, ndërsa në 5 vitet fundit vlera arrin në 421 miliardë" deklaroi ajo