Banorët e Malësisë së Kurbinit kanë më shumë se 6 ditë pa energji elektrike. Shkak është bërë djegia e një transformatori duke lënë prej disa ditësh në errësirë banorët e kësaj zone në rrethin e Kurbinit.
Ndërkohë, mësohet se ditën e sotme një grup i banorëve në Malësinë e rrethit të Kurbinit , janë ngritur në protestë duke kërkuar zgjidhjen e mënjëhershme të këtij problemi emergjent. Lajmin për preotestën e banorëve e ka bërë të ditur deputeti Andon Frrokaj përmes një postimi në rrjetin social .
?Banorët e Malsisë së Kurbinit ngrihen në protestë për kërkesën më themelore ?furnizimi me energji elektrike. Mëse 6 ditë pa furnizim më energji, kërkojmë zgjidhjen e mënjëhershme të këtij problemi emergjent?, shkruan Andon Frrokaj
Sakaq, nga ana e OSHEE-së është njoftuar se prej ditës së premte punonjësit e këtij institucioni kanë nisur punën për riparimin e transformatorit të djegur ndërsa do të bëhet zëvendësimi me dy transformatorë të tjerë.
?Kjo pajisje e vecantë, e vetme per nga lloji (vështirësi në riparimin e saj në kohë) është duke u zevendësuar me dy transformatore të tjerë të dërguar tashme ne Laç, dhe ku pritet të marrë zgjidhje brenda 24 oreve? thuhet në njoftimin e OSHEE.
Banoret janë informuar mbi defektin dhe masat qe po merr Operatori i Shërbimit të OSHEE-së.Pamje nga protesta e banorve ne Malesinë e Kurbinit