#oranews
Kryeministri, Edi Rama, nuk beson se kundërshtari i tij politik Lulzim Basha do të arrijë të bindë të gjithë aleatët për djegien e mandateve. Në përgjigje të vendimit të PD-së, ai u ka kërkuar socialistëve të përgatiten për fushatën e zgjedhjeve vendore, për të bërë të mundur të fitojnë më shumë bashki se katër vite më parë. Një tjetër vendim është dhe ndryshimi i rregullores për sanksionet ndaj deputetëve që shkelin etikën.
Kryeministri, Edi Rama, beson që Lulzim Basha po luan bllofin me propozimin për lënien e mandateve.
Madje në mbledhjen e grupit parlamentar mësohet se ai është shprehur se kreu i PD-së nuk do të arrijë të gjejë konsensusin e partive të tjera të opozitës për këtë vendim.
Gjithashtu ai ju ka kujtuar socialistëve rastin e ngjashëm në vitin 2009 ku vetë PS kërkoi të mos i merrte mandatet e fituara por që nuk e arriti ta rezalizonte për shkak të mos unifikimit të të gjithë eksponentëve.
Edi Rama: Le ta përgëzojmë e falenderojmë të gjithë së bashku Ministrin e Brendshëm e përmes tij drejtuesit e punonjësit e Policisë së Shtetit për menaxhimin e shkëlqyer të një proteste të gatuar për dhunë e per destabilizim. Kush kërkoi dhunë u përball me një model krejt të ndryshëm sjelljeje të pushtetit ndaj protestuesve, përkundër modelit kriminal të atyre që dje vranë protestuesit, sot duan të vrasin shpresën europiane të shqiptarëve.
Opozita dështoi me sukses të plotë në orvatjen e saj të dëshpëruar dhe tani premton djegie mandatesh. Nëse djegia e mandateve nuk është një tjetër ballo me maska e Lulzim Bashës, pra një çadër në formë bojkoti para zgjedhjeve të qershorit, do të jetë sidoqoftë e vështirë të realizohet konsensusi mes tyre. Dhe Lulzimi e di këtë por luan bllofin.Sidoqoftë ne do të ecim drejt, duke dëgjuar njerëzit, duke e përmirësuar çdo ditë qeverisjen, duke u organizuar më mirë se asnjëherë për zgjedhjet vendore.
Të majtët morën porosi nga Edi Rama që të vijojnë punën përgatitore për zgjedhjet vendore të 30 qershorit pavarësisht sjelljes së opozitës.
Edi Rama: Hyjnë nuk hyjnë ata në zgjedhje, që unë them që do hyjnë pasi të bëjnë sikur nuk hyjnë deri në minutën e fundit, ne duhet të fitojmë jo thjesht votat e shumicës, por zemrat e besimin edhe të më shumë qytetarëve se sa herën e shkuar.
Para mbledhjes së grupit, deputetët e PS të pyetur për djegien e mandateve të opozitës deklarauan se Parlamenti është legjitim edhe pa pakicën.
Duke nisur nga sjellja e deputetëve të PD-së në Parlament siç ishte boja e hedhur nga nënkryetari i Kuvendit Edi Paloka, në takimin e përjavshëm të PS u njoftua se një grup pune i drejtuar nga kryetari i Ligjeve Ulsi Manja dhe Ministrja e Drejtesisë Etilda Gjonaj, që do të propozojë ndryshime në Rregulloren e Kuvendit për të vendosur sanksione më të ashpra ndaj deputetëve.
Për më shumë lexoni në:
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
F...