http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Partia Demokratike ka vendosur këtë të hënë që të djegë mandatet.Deputetët demokratë vendosën në mënyrë unanime në mbledhjen e grupit pro djegies së mandateve pavarësisht diskutimeve që u zhvilluan.Grupi vendosi gjithashtu që të mandatohet kryetari Basha me qëllim që të mbledhë Këshillin Kombëtarë për marrjen e vendimit përfundimtarë.Po ashtu, demokratët vendosën që të ngrihet një grup pune për teknikalitetet.Grupi që do të ngrihet do të përbëhet nga Gazment Bardhi, Oerd Bylykbashi, Enkelejd Alibeaj, Çlirim Gjata dhe Ivi Kaso.