Sekuestrohen telefonat që ulën dënimin për Dritan Dajtin - News, Lajme - Vizion Plus

2019-02-18 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet intensive për gjyqtarët që dënuan me 25 vite burg Dritan Dajtin, i akuzuar për vrasjen e 4 oficerëve të policisë në 2009.Burime nga organi i akuzës konfirmjnë për Vizion Plus se kanë sekuestruar celularët e tre gjyqtarëve që vendosën zbutjen e dënimit për Dajtin: Skënder Damini, Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolli.Përfaqësues të akuzës kanë dyshime se gjyqtarët që votuan pro uljes së dënimit, mund të kenë kryer afera korruptive duke shpërdoruar detyrën.Në verifikim janë edhe dy gjyqtarët e tjerë të apelit, Fuat Vjerdha dhe Lindita Hoxha, ndonëse votuan pjesërisht kundër.Për të verifikuar dyshimet e ngritura, prokuroria i është drejtuar bankave në vend për të marrë informacion mbi llogaritë bankare të tre gjyqtarëve, si dhe transaksionet e kryera gjatë muajve të fundit.Kërkesa për të verifikuar pasuritë paluajtshme, do të dërgohet edhe në hipotekë.Të premten me urdhër të gjykatës së krimeve të rënda, policia ushtroi kontroll në banesat e tyre në Tiranë, Vlorë e në Lezhë, si dhe në ambientet e tyre të punës.Nga kontrolli policia nuk kontatoi asnjë të dyshimtë, përvec një shume prej 17 mijë eurosh në banesën e gjyqtarit Skënder Damini. Por ky i fundit u paraqit në polici, ku deklaroi se paratë i përkasin djalit të tij biznesmen.Ulja e dënimit për Dritan Dajtin krijoi reagime nga institucionet më të larta të drejtësisë, ndërsa prokuroria është në pritje të zbardhjes së plotë të vendimit, për të bërë rekurs në gjykatën e lartë.

Free Traffic Exchange