Report Tv - Anxhela Peristeri dhe Erion Veliaj në 'mision' për Tiranën jeshile

2019-02-17 0

Nismës së Bashkisë së Tiranës për mbjelljen e pemëve i është bashkuar kësaj here edhe një nga zërat më të dashur të muzikës shqiptare, këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri. Së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj, ajo mbolli pemë në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës.

Kryebashkiaku Veliaj falenderoi Peristerin që u bë pjesë e kësaj nisme, ndërsa theksoi se angazhimi qytetar të bën një artist edhe më të mirë. ?Jam shumë i lumtur sot që na është bashkuar në këtë fushatë fantastike të mbjelljeve edhe këtë vit, një mikeshë shumë e mirë, një artiste shumë e mirë, por mbi të gjitha një qytetare shumë e mirë sepse nuk mjafton të jesh vetëm artiste ose këngëtare e njohur nëse nuk je qytetare. Për një gocë që siç vrapon në skenë, vrapon nga liqeni, vrapon dhe sot për të mbjellë pemë, mikeshën tonë Anxhela Peristeri, kam vetëm mirënjohje dhe vetëm falënderim?, tha ai.