Report Tv - Basha: PD do djegë të gjitha mandatet! Kryemadhi ende pa vendim

2019-02-17 0

Pas protestës së djeshme të opozitës para kryeministrisë për rrëzimin e qeverisë "Rama", lideri demokrat Lulzim Basha vendos t'i propozojë grupit parlamentar djegien e mandateve të deputetëve të Partisë Demokratike. Ai e përktheu pjesëmarrjen në protestën e djeshme si referendum qytetar për qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme.

Ndërkohë kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, ende nuk ka shpallur një qëndrim zyrtar se nëse edhe grupi parlamentar i partisë që ajo drejton do të marrë të njëjtën rrugë: Djegien e mandateve.

Free Traffic Exchange