Report TV - 15 të arrestuar për protestën e 16 shkurtit, në pranga dhe Florenc Hoxha

2019-02-17 2

15 persona janë arrestuar nga Policia në të gjithë Shqipërinë për dhunën që shpërtheu dje në protestën e opozitës së bashkuar para kryeministrisë.

Policia thotë se pas analizimit të pamjeve filmike dhe provave të mbledhura, u arrestuan 15 protestues për veprat penale ?Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik?, ?Goditje për shkak të detyrës?, ?Shkatërrimi i pronës? dhe ?Prishja e qetësisë publike?. Mes të arrestuarve është edhe ish-kreu i Policisë Bashkiake të Tiranës, Florenc Hoxha. Ai ndodhet në Drejtorinë e Policisë në Tiranë, ku u kap edhe nga kamerat të ishte i pranishëm në protestën e opozitës, teksa është filmuar edhe në shkallët e kryeministrisë pas çarjes së kordonit të forcave të policisë.Gjithashtu, Saimir Rexhepi, i njohur ndryshe si Ujku i Cërrikut, është vënë në pranga nga policia, për dhunën në protestë.

Gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë 5 protestues, si dhe janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e 7 të tjerëve. Hetimet do të ndiqen më tej nga Prokuroria e Tiranës.

Blutë e Tiranës informojnë zyrtarisht, se shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë:

F.H., 44 vjeç, banues në Tiranë;

E.N., 28 vjeç, banues në Tiranë;

N.H., 51 vjeç, banues në Kavajë;

A.Gj., 54 vjeç, banues në Divjakë;

R.D., 23 vjeç, banues në Tiranë;

S.D., 41 vjeçe, banuese në Tiranë;

D.L., 33 vjeç, banues në Shkodër;

H.J., 76 vjeç, banues në Tiranë;

I.H., 49 vjeç, banues në Durrës;

F.T., 44 vjeç, banues në Tiranë;

S.R., 43 vjeç, banues në Cërrik;

M.F., 55 vjeç, banues në Elbasan;

L.J., 38 vjeç, banues në Tiranë;

P. Sh., 51 vjeç, banues në Shkodër;

V. D., 30 vjeç, banues në Fier.

Free Traffic Exchange