#oranews #intervista
Drejtori i emisionit "360 Gradë" në Rtv Ora News, Artur Zheji, e ka cilësuar një skandal sjelljen e policisë gjatë shoqërimit të ish-kreut të policisë bashkiake të Tiranës Florenc Hoxha.
I ftuar në studion e lajmeve në Ora News, Zheji tha se policia nuk ta të drejtë të dhunojë të ndaluarin sakohë ky i fundit nuk bën asnjë rezistencë.
Artur Zheji: Vura re një dorë që godiste njeriun e ndaluar dhe kjo është një gjë shumë e rëndë.Kemi të bëjmë me një skandal shumë të madh. Nëse Florenc Hoxha ka bërë diçka për të cilën është ndaluar me urdhër të prokurorisë, nuk ka asnjë të drejtë askush kur ai nuk po bënte asnjë rezistencë. Ishin mbi 12 policë që e shoqëronin dhe me maska a thua se po arrestojnë një kriminel të rrezikshëm.Jo vetëm shoqërohet natën por shoqërohet dhunshëm duke u goditur pas shpine.
Përtej fasadës dhe komentet që u bënë me lot për prishjen e skulpturës së piktorit të famshëm ne shohim sesi një person që gëzon të gjithë të drejtat kushtetuese të paprekshmërisë me dorë goditet.Shteti mund të dënojë por nuk të torturon.Ky moment tregon se po fillon një moment kërcënimi.Kjo qeveri, ky pushtet që shtiret sikur nuk është trembur. Ndarja veri-jug, izolimi i opinionit publik të Vlorës nga gjithë Shqipëria është një artificë e dëshpëruar dhe e dënueshme e Kryeministrit për të ndarë dy realitete, në fakt Shqipëria ka një realitet.Kur nuk ka kamera, shkelja ligjore tregon nervozizëm të madh.
Zheji vlerëson se sot në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" u pa një masë e re kritike.
Artur Zheji: Koalicioni PD-LSI dhe aleatët e tjerë pak më të vegjël e prishën balancën e shumnicës që sot drejton vendin. Sot kishte aq shumë protestues sa askush nga mazhoranca nuk guxoi të ironizojë, të relativizojë apo të vërë buzën në gaz apo të paraqiste pamje nga lart të cilat të tegonin në mënyrë demonstrative se sot nuk kishim një shumicë.Sot kishim një shumicë dërmuese dhe Rama pasi nuk lexoi mesazhin e studentëve duhet të lexojë këtë mesazh.
Antimitingun e kryeministrit Rama në Vlorë, Zheji e sheh një përsëritje të skenarit të Ramiz Alisë shumë vite më parë kur populli u ngrit kundër regjimit komunist.
Artur Zheji: Ky kryeministër, kjo qeveri po sheh valë-valë protestë, valë-valë mosdakordësi të bërtitur në shesh. Rama vetëmburret dhe vetëpërkëdhelet shpesh herë duke thënë se di ta lexoj popullin tim.Ky zotëri ose është shumë i izoluar nga realiteti, ose i keqinformuar ose ka një problem të vetin përceptimin. Antimitingjet i ka bërë dhe Ramiz Alia shumë vite më parë kur populli donte rrëzimin e regjimit komunist.Këto gjëra mbajnë erë provokacion dhe kërkojnë të kundërvënë palët në shesh jo në kutinë e votimit. Kjo është e rrezikshme dhe aventureske për një Kryeministër që do të jetë i përgjegjshëm.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shoqerimi-i-florenc-hoxhes-zheji-goditja-pas-shpine-nga-policia-skandal-shume-i-madh
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Sub...