5 orë manifestim dhune e përleshje me policinë/ Ja çfarë ka mbetur nga protesta e 16 shkurtit

2019-02-16 1

Ka zgjatur prej rreth 5 orësh protesta e opozitës së bashkuar që u shoqërua me bllokim të rrugëve kryesore dhe sheshit kryesor para kryeministrisë si edhe përplasje të shumta ku herë pas here, një grup protestuesish mbështetës të partive opozitare u përleshën me dhunë me policinë duke tentuar të futen brenda godinë se Kryeministrisë.

Duke degjeneruar protestën e ditës së sotme me dhjetëra qytetarë të dhunshëm, sulmuan dhe goditën ambientet para Kryeministrisë duke hedhur kapsollë, tymues, dhe shkatërruar edhe instalacionin e kërpudhës vendosur në lulishten para godinës.

Pas orës 15.00 një pjesë e mirë e protestueve e braktisën protestën duke u shpërndare, ndërsa ajo që ka mbetur është një shkretëtirë me mbetje plastike nga ushqimet e konsumuara gjatë protestës dhe mbeturina të hedhura rrugëve të kryeqytetit.