Ne kerkim shefi i Komisariatit te Kukesit

2019-02-16 13

Liruan nga dhomat e paraburgimit një të dënuar për trafik droge, Gjykata nis procedimin penal për korrupsion dhe shpërdorim detyre për drejtuesit e lartë të Policisë së Kukësit.

Është vendosur masa ?arrest me burg? për shefin e komisariatit Agim Basha, i cili është në kërkim ndërkohë që është prangosur Kujtim Spahiu, specialist pranë këtij komisariati. Në lidhje me këtë skandal, gjykata ka dhënë masën ?detyrim paraqitje? dhe për Drejtorin në Drejtorinë Vendore të Kufirit në Kukës Ferdinand Gjeta dhe specialistin e Sallës së Komandimit, Shkëlzen Ibaj.

Të gjithë këta punonjës do të hetohen pasi lejuan daljen nga paraburgimi të Naser Gashi, i cili është i dënuar me 7.4 vite burg për trafik droge nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda në vitin 2013.

Shtetasi kosovar u arrestua më 17 Tetor të vitit të kaluar në pikën kufitare të Morinit, teksa tentonte të hynte në Kosovë. Ai paraqiti një pasaportë me emër tjetër. Pas verifikimeve, u urdhërua lirimi i tij një ditë më pas.

Në lidhje me këtë ngjarje, organi i akuzës po heton për të sqaruar pozitën e punonjësve të tjerë të policisë dhe të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.

Tv Klan

Free Traffic Exchange