SHBA dhe BE denojne dhunen

2019-02-16 0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon me forcë dhunën dhe shkatërrimin e ndodhur gjatë protestave të sotme në Tiranë.

Në një reagim në rrjetet sociale, Ambasada Amerikane në Tiranë thotë se "mbështesim të drejtën e qytetarëve për të protestuar paqësisht, por dëmtimi i pronës publike dhe dhuna nuk janë të pranueshme. Nxisim të gjitha palët që të tregojnë vetëpërmbajtje më të mirë dhe të rivendosin qetësinë".