Është përmbyllur pas 5 orëve protesta e opozitës së bashkuar. Në të vetmin fjalim politik para mbështetësve, Basha njoftoi pas 5 orëve mbylljen e protestës. Po ashtu dha një datë për tubimin e radhës ku bëri apel të jenë edhe më shumë qytetarë. Do të ketë sërish protestë të enjten e javës që vjen. Protesta nisi në orën 11:00 të paradites. Nuk pati fjalime. Liderët politikë u mblodhën rreth kryeministrisë ku në përgjigje të interesit të gazetarëve thanë se opozita nuk ka asnjë plan, dhe nuk do të mbajë fjalime politike, por do të ndiqnin çdo skenar që qytetarët do të zgjidhnin. Protesta degjeneroi në dhunë, ku protestuesit çanë disa herë kordonin e policisë vendosur para kryeministrisë duke shkatërruar skelat mbrojtëse vendosur para derës hyrëse. Hodhën kapsollë, tymues, dhe shkatërruan edhe instalacionin e kërpudhës vendosur në lulishten e godinës.