Krim, korrupsion dhe varfëri!Protestuesit: Revoltë për fëmijët që janë të detyruar të ikin

2019-02-16 0

#oranews #protesta

Kushtet e vështira ekonomike, krimi e korrupsioni nxorën në sheshin para Kryeministrisë mijëra qytetarë. Ata u shprehën se jetesa në Shqipëri sa vjen dhe vështirësohet, duke kërkuar me ngulm largimin e kryeministrit Rama. Disa prej qytetarëve thonë se revolta e tyre lidhet me gjendjen e vështirë që i detyron fëmijët e tyre të emigrojnë jashtë vendit për shkollim dhe punësim më të mirë.

Largimi masiv i të rinjve nga vendi, krimi i organizuar , korrupsioni dhe varfëria janë disa nga arsyet kryesore që nxorën në protestën e organizuar nga opozita, mijëra qytetarë shqiptarë.

Ata shprehen se jetesa në Shqipëri është tejet e vështirë, ndërsa kërkojnë largimin e kryeministrit Rama, duke e cilësuar si shkaktarin kryesor të problemeve.

"Kam ardhur për fëmijët e mi që para 6 muajsh i kam dërguar në emigrim dhe më kanë ikur nga shtëpia.Jam 45 vjeç dhe nuk mendoja kurrë që fëmijët e mi do të largoheshin në emigrim për kafshatën e bukës".

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/krim-korrupsion-dhe-varferiprotestuesit-revolte-femijet-qe-jane-te-detyruar-te-ikin

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz