Ndërsa protestuesit e opozitës kërkonin poshtë zyrës së tij largimin e Edi Ramës, Kryeministri iu fliste vlonjatëve të mbledhur në Sheshin e Flamurit, për projektet që ka për transformimin e Bashkisë së Vlorës.
Pjesëmarrjen e konsiderueshme në takimin që vjen si pjesë e turit ?Bashkia që duam? e sheh si shenjë të mbështetjes për qeverinë e tij, që thotë se është e vetmja tek e cila shqiptarët kanë besim.
Premtimi më i parë që iu bën është shembja e pallatit të një biznesmeni të njohur të Vlorës, i mbetur i papërfunduar prej vitesh në krah të monumentit të Pavarësisë.
Thotë se është krenar që aleancën e ka me njerëzit e zakonshëm, ndryshe nga opozita. Rama tregon dhe arsyet që sipas tij i çonte dy partitë që janë në koalicion kundër tij, të protestojnë në bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Akuzave të opozitës për blerje të zgjedhjeve i përgjigjet po me akuza. Nuk mungojnë dhe batutat me qytetarët që i adreson t'i drejtohen platformës së bashkëqeverisjes për çdo problem me administratën.
Takimin që nuk zgjati më tepër se 60 minuta e mbyll me premtimin se do ta kthejë Vlorën në kryeqendrën e turizmit.