http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ky ishte momenti kulmor i tensionit ne protestën e opozitës kur turma sulmoi godinen e kryeministrisë. Një grup protestuesish, kryesisht të rinj pasi çanë kordonin e policisë të vendosur në rreshtin e hipën mbi skelën mbrojtëse. Te tjeret me mjete te forta thyen xhamin e derres kryesore ndersa hodhen tyemuese dhe bomba molotov.Herë pas herë individë të ndryshëm kanë prishur bulevardin dhe kanë hedhur gurë në drejtim të derës kryesorePolicia e gjendur brenda në katin e parë të Kryeministrisë është kundërpërgjigjur duke lëshuar ujë drejt protestuesve të dhunshëm.Për të shpërndarë protestuesit që po thyenin derën e kryeministrisë me dërrasa dhe mjete të forta nga dera e kryeministrisë Forcat e Gardës së Republikës të vendosura mbi godinën e kryeministrisë kanë hedhur gaz lotsjellës mbi protestuesit. Pas gazit lotsjellës protestuesit nuk kanë mundur të rezistojnë dhe janë larguar. Nuk kanë munguar as kapsollat, bidonat me ujë dhe tymueset te hedhura drejt selise se qeverise. Forcat e policisë janë përplasur me protestuesit. Me pas iu vu zjarri pankaratave ku kerkohej largimi i Edi RamesGarda ka bërë thirrje të vazhdueshme me megafon për tërheqjen e protestuesve, duke bërë apel të tërhiqen dhe të ndalin veprimet e dhunshme.Turma eshte rikthyer disa here ne shkallet e kryeministrise duke tentuar hyrjne ne ambjentet e brendshme. Nderkohe eshte demtuar edhe instalacioni i kerpudhes, veper e nje artisti te huaj.