Ligji për gjuhët, 18 kandidatë në konkursin për Agjencinë

2019-02-16 1

18 persona janë paraqitur në konkursin për drejtorin e Agjencisë për zbatimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve. Megjithatë ende nuk është e qartë nëse përzgjedhja e njeriut të partë të agjencisë do të bëhet para apo pas zgjedhjeve presidenciale. Anëtarit i grupit të punës për zbatimin e ligjit Tahir Hani në një intervistë për Alsat thotë se edhe institucionet e tjera kanë filluar aktivitet për të zbatuar përdorimin e shqipes paralelisht edhe me Marrëveshjen e Prespës. Hani nuk pret pengesa nga asnjë institucion përkundrazi vlerëson se zbatimi i shqipes do të vijojnë me ritëm të shpejtë.