http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Protesta e opozitës në bulevardin dëshmorët e kombit është pasqyruar në mediat ndërkombëtare. Agjencia e lajmeve Reuters shkruan se turma tentoi të hynte në ndërtesën e qeverisë. Protestuesit thyen kordonin e policisë dhe hodhën flakadane dhe bomba molotov, duke u përpjekur të thysejnë derën kryesore të kryeministrisë. Edhe mediat e tjera i kanë bërë jehonë duke e shpërnhdarë me shpejtësi lajmin. Associated press, Washington Post, New York times, Euronews. Prestigjozet nderkombetare nevizojne se protestuesit duan doreheqjen e kryeministrite ndersa qindra forca policore kanë rrethuar ndërtsën dhe i kanë bërë thirrje opozitës të zhvillojnë një tubim paqësor. Edhe mediat italiane kanë paqyruar protestën duke shkruar se opozita doli në shesh dhe sulmoi ndërtesën e qeverisë.