Report Tv-Protesta e opozitës, nisen qindra qytetarë nga Vlora dhe Saranda

2019-02-16 0

Pak orë para nisjes së protestës së opozitës, e cila është paralajmëruar të nisë në orën 11:00, janë nisur nga Vlora dhe Saranda qindra qytetarë që do të bashkohen me përfaqësuesit e Partisë Demokratike në Tiranë.

Nisja e tyre është bërë rreth orës 06:00 të mëngjesit. Report Tv mëson se nga Vlora janë nisur 10 autobusë dhe rreth 50-60 automjete. Sipas PD lokale në Vlorë janë konfimuar 1800 persona. Ndërkohë që protestuesit nga Saranda janë nisur drejt Tiranës që në orën 04:00 të mëngjesit, kjo për shkak të largësisë por edhe për shkak të bllokimit apo vonesave që mund të shkaktohen gjatë kontrolleve përgjatë rrugëve.