Basha ironizon Ramën: Kryehajduti po bëhet gati t'ia mbathë nesër në Vlorë, pasnesër në azil

2019-02-15 0

#oranews #lulzimbasha #edirama

Nga Unaza e Re, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ironizoi kryeministrin Edi Rama se po ia mbath nga protesta e opozitës.

Lulzim Basha: Shtëpitë e tyre nuk arriti ti prishë antiligji, oligarkët hajdutë nuk gjejnë vrimë miu ku të futen dhe Edi Rama, arroganti, fjalëpisti, kryehajduti po bëhet gati t'ia mbathë, nesër në Vlorë, pasnesër në azil. Ky është shembulli konkret i forcës që keni në duar bashkëqytetarët e mi, kurrë nuk mund ta ketë fatin tuaj në dorë asnjë qeveritar, fatin tuaj e keni në dorë ju, e bëni ju.

Përkrah banorëve të Astilit, simbol i rezistencës 105 ditore në mbrojtje të banesave tyre, Basha tha se e keqja ka zaptuar çdo pjesë të këtij vendi.

Lulzim Basha: E keqja nuk është varfëria, varfëria është pasojë e të keqes, e keqja është qeveria që është kapur duke vjedhur taksat tuaja, buxhetin tuaj, pasuritë tuaja, është kapur siç tregon Zëri i Amerikës duke vjedhur pushtetin në bashkëpunim me krimin e organizuar, është kapur duke vjedhur votat tuaja, vullnetin tuaj.Kjo e keqe kudo në Europë do ta kishte marrë një përgjigje përmes votës së lirë ose përmes drejtësisë që funksionon. Këto dy shtylla përkohësisht kanë rënë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/basha-ironizon-ramen-kryehajduti-po-behet-gati-tia-mbathe-neser-ne-vlore-pasneser-ne-azil

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz