Ndryshe nga aleatët e tjerë të rreshtuar në krah të Lulzim Bashës, kreu i agrarëve Agron Duka refuzon të firmosë platformën e bashkëpunimit të propozuar nga Partia Demokratike për të dalë në një koalicion me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme. Shkak i kësaj krisje në kampin opozitar është bërë mospërfshirja në dokumentin e hartuar nga Lulzim Basha të dy prej shqetësimeve të Partisë Agrare Ambientaliste.
Parakushti që ka për aleatin e tij është ndryshimi i sistemit zgjedhor dhe për ta bërë këtë Bashës i kërkon të ulet në tryezën e komisionit të reformës elektorale së bashku me maxhorancën.
Në mungesë të një dakordësie, Duka e paralajmëron Lulzim Bashën se do të dalë i vetëm në zgjedhje, duke mos mohuar edhe kandidimin e tij në Bashkinë e Durrësit.
Dhe nëse del vetëm, Agron Duka është një faktor që mund t?i dëmtoje Partinë Demokratike në garën për Bashkinë e Durrësit, pasi në dy palë zgjedhje ato të 2013-ës dhe 2015-ës si deputet i këtij qarku nën siglën e Republikanëve ka arritur t?i sjellë partisë në të cilën militonte nga 4115 deri në 10 519 vota.
Pavarësisht krisjes së shënuar mes agrarëve e demokratëve, Duka thotë se ai nuk do të rreshtohet në krah të maxhorancës dhe se në 16 Shkurt do të protestojë për largimin e Kryeministrit Rama.
Tv Klan