Shkelja e rregullave të qarkullimit në kryeqytet, Policia: Masat, për të parandaluar aksidentet

2019-02-15 5

Policia e Shtetit me anë të një video tregon punën e bërë këto ditë në disa pika të Tiranës për shkelësit e Kodit Rrugor. Në videon e shpërndarë nga Policia tregohen automjete të cilat thyejnë rregullat e qarkullimit rrugor si ndëshkimet në gjoba të cilat i vihen pikërisht këtyre automjeteve duke mos toleruar shkeljen e tyre. Sipas saj, uniformat blu të rrugores janë të angazhuara me të gjitha mjetet e nevojshme dhe kapacitetin në numër të policëve për të patrulluar, verifikuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor në të gjithë territorin e Tiranës.

Gjithashtu Policia bën me dije se qëllimi i vetëm i i vendosjes së autoritetit të ligjit është parandalimi i aksidente si dhe rritja e parametrave të sigurisë rrugore. Ajo bën apel që të respektohen rregullat e qarkullimit jo për policinë por për sigurinë e jetës së drejtuesve si dhe për përdoruesit te tjerë të saj.

Respektoni rregullat e qarkullimit, jo për policin rrugor por për sigurin? e jetës suaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës