#oranews #universitete #kandidat
Asnjë kandidat nuk është paraqitur në zgjedhjet për Bordin e Administrimit të Universitetit të Tiranës. Procesi ka dështuar duke lenë kështu pa anëtar studentët në këtë bord dhe duke anuluar edhe zgjedhjet që do të mbaheshin më 25 shkurt.
Procesi i zgjedhjes së anëtarit të Bordit të Administrimit nga ana e studentëve ka dështuar në Universitetin e Tiranës.
Afati i dorëzimit të kandidaturave ka përfunduar në 11 shkurt por burimet bëjnë me dije për Ora News se nuk është paraqitur asnjë emër duke e çuar procesin drejt dështimit që në nisje.
Sipas kryetares së Komisionit Institucional të Zgjedhjeve, Majlinda Keta, asnjë personalitet publik nuk u vetëkandidua ndonëse në disa media dhe websitin e Universitetit të Tiranës u bë ftesë publike për pjesëmarrje.
Pakti për Universitetin parashikonte që një nga 7 anëtarët e Bordit të Administrimit dhe që përfaqëson Ministrinë e Arsimit do të zgjidhej nga studentët.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/deshtojne-zgjedhjet-ne-universitete-asnje-kandidat-te-perfaqesuar-studentet-ne-borde
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz