Firmoset marreveshja financiare per Air Albania

2019-02-15 0

Firmoset marrëveshja trepalëshe financiare e Air Albania dhe Turkish Airlines që i hap rrugë certifikimit të saj nga Autoriteti i Aviacionit Civil. Nga Rinasi, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se Air Albania ka qenë në proces trajnimi, testimesh teknike dhe hartimit të dokumentacionit për certifikimin.

?Është punuar për të kaluar fazën e trajnimeve, për të konsoliduar fazën e testimeve teknike, për të prodhuar të gjithë letrat dhe manualet që çojnë drejt certifikimit dhe sot ishim për të kolauduar marrëveshjen financiare mes tre palëve, që hap rrugën për certifikimin nga Autoriteti i Aviacionit Civil. Ky proces do të ndodhë në vijim në harkun e një jave apo 10 ditëve?.

Drejtori i Turkish Airlines tha se ka përfunduar përgatitja e procesit teknik.

?Jemi të lumtur që jemi këtu. Prej disa kohësh po punohej për infrastrukturën e Air Albania. Ka përfunduar procesi teknik dhe jemi në fazën kur po përmbyllet procesi total. Së shpejti Air Albania do të jetë në qiell dhe do të jetë krenaria e shqiptarëve. Sot nënshkruam dokumentet e partneritetit?.

Me një vendim të datës 16 Maj të vitit 2018, Këshilli i Ministrave ka përcaktuar se ortakët e kësaj firme do të jenë 3 shoqëri: Albcontrol, kompania publike që menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore shqiptare, MDN Investiment shpk dhe Turkish Airlines.

Tv Klan

Free Traffic Exchange