Gardisti shfaqet i penduar ne Gjykaten e Krimeve te Renda

2019-02-15 0

Alket Arapaj, gardisti që vrau bashkëshorten tre ditë më parë në banesën e tyre në Allias është shfaqur i penduar në Gjykatë e Krimeve të Rënda. Pavarësisht pendesës, ndaj 44-vjeçarit u caktua masa e sigurisë arrest me burg, deri në përfundim të hetimeve. Prokuroria kërkoi që seanca të zhvillohej me dyer të mbyllura për shkak të sekretit hetimor, por edhe për të mos publikuar të dhëna që cënojnë privatësinë e familjes Arapaj.

Prokuroria ka ngritur akuzën e vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare ndaj Alket Arapaj dhe sipas hetimeve, konfliktet mes tij dhe gruas Ervilma ishin prezente prej disa kohësh.

Sipas dëshmisë paraprake të autorit të krimit, bashkëshortja e tij kishte kohë që nuk e dëgjonte dhe kishte dyshime se ajo takohej me njerëz të tjerë. Gjatë marrjes në pyetje, Arapaj ka dhënë versione të ndryshme për motivin që e çoi të qëllonte me armën e shërbimit 36-vjeçaren, Ervilma Seferi.

Deri tani, për grupin e hetimi pista kryesore e krimit në familje është ajo për shkak të xhelozisë dhe për këtë gjë do të merren në pyetje edhe familjarët e viktimës. Pas krimit, 44-vjeçari nuk është larguar nga banesa e tij dhe ka telefonuar policinë, e cila bëri edhe prangosjen e tij. Çifti Arapaj ishin prindër të një vajze të mitur 3-vjeçare dhe të dy ishin praktikant të fesë islame.

Tv Klan

Free Traffic Exchange