#oranews #kosova #pavaresia
11 vjet më parë Kosova e shpalli pavarësinë e saj. Në këtë përvjetor, Ambasada e Kosovës në Tiranë organizoi një pritje me drejtues institucionesh, diplomatë të akredituar në Tiranë, ish-presidentë, zyrtarë nga Kosova dhe Lugina e Preshevës, përfaqësues të biznesit dhe personalitete të medias dhe kulturës.
Ambasasadori, Sylë Ukshini, tha se ëndrra e shqiptarëve në Kosovë u arrit pas shumë sakrificash duke vlerësuar edhe rolin e Shqipërisë.
Sylë Ukshini: Ishte një shekull qendrese, sakrificash brez pas brezi deri sa realizuam ëndërrën tonë të madhe 11 vjet më parë. Me 17 shkurt, Kuvendi i Kosovës vulosi të ardhmen e vendit tonë.
Në këtë përvjetor Kosova është në një moment historik pasi pritet të arrihet një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Sylë Ukshini: Ka ardhur koha për të arritur një marrëveshje fqinjësore dhe shtetërore të garantuara nga SHBA dhe BE.
Edhe dy ish-presidentët e Shqipërisë shprehen se Kosova do ta kapërcejë dhe këtë moment të vështirë për të konsoliduar pozicionin e saj në rajon.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kosova-11-vjet-pavaresi-ukshini-ka-ardhur-koha-nje-marreveshje-me-serbine
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz