Pjesa e dyte Dt14 Shkurt "Kur isha në Gjermani, një natë vendosëm bashkë me një shokun tim, që të shkonim në një shtëpi publike me të ardhurat që kisha dhe aty njoha Marian. Ajo mori numrin tim të kontaktit, pasi unë do të nisja shkollën profesionale dhe aty kisha CV-të që sapo kisha përgatitur. Ishte koiçidencë se i kisha me vete letrat, më mori numrin e telefonit dhe më kontaktoi më vonë. Ajo është 32 vjeç, unë jam 24 vjeç. Më mori në telefon dhe vijuam bisedat, e hoqa nga puna dhe e mora në shtëpi. U dashurova me atë. Ajo më tregoi se familja e saj e shfrytëzonte. Bashkë jetuam diku 6-7 muaj dhe ajo kthehet në Hungari për shkak të dokumentacionit. Kur iku ishte 2-3 muajshe shtatzënë.
Kur lindi vajza nuk isha në Hungari, celebrimet nuk arritëm ti bënim. Vajza erdhi në jetë në 11 korrik të 2018. Fizikisht vajzën nuk e kam parë asnjëherë, kur lindi isha në Shqipëri. Kur ishte shtatzënë më kërkonte para dhe unë i dërgoja, nga puna e saj ajo nuk kishte siguruar asnjë gjë, pasi merrte edhe i prishte. Në datë 26 janar të këtij viti u ndamë për shkak të konflikteve se kërkonte para. Në telefonatën e fundit më tha se kishte një lidhje tjetër dhe më tha që për shkak se nuk vijuam bashkë deri në fund do më ndalonte takimin me fëmijën, vajzën. Më tha se do i vendoste atësi tjetër vajzës, më pas nuk e di si ka vijuar. Vajza është e imja, pasi kemi të njëjtin grup gjaku. Nuk besoj që asokohe më tradhtonte, pasi donte të kishte një fëmijë. Me atë nuk më shkon mendja të rikthehem më, ajo mund të ketë nisur sërish punën si punonjëse seksi" tha ai.