Paloka hedh boje mbi Ramen

2019-02-14 2

Ajo që ishte lajmëruar të ishte një seancë solemne për ratifikimin e protokollit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO përfundoi në një tjetër seancë tensionesh mes shumicës dhe opozitës.

2 ditë përpara protestës së lajmëruar të 16 Shkurtit, opozita ka ndezur situatën teksa nënkryetari demokrat i Kuvendit, Edi Paloka hodhi një shiringë me bojë ndaj kryeministrit.

Ajo që tensionoi situatën ishte reagimi i kryeministrit pas fjalës së Lulzim Bashës, i cili u ngrit të përshëndeste vendimin për anëtarësimin e fqinjit tonë në Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe përfundoi me thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e 16 Shkurtit për të rrezuar qeverinë, të cilën e quajti si me të inkriminuar të rajonit.

"I dashur miku ynë, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë, unë ju kërkoj ndjesë për këtë shkelje të kodit të mikpritjes, por dua t?ju siguroj që fëmiu që sapo foli, jo vetëm që nuk i mendon ato që thotë, por thjeshtë nuk di se çfarë thotë, edhe një herë ju kërkoj ndjesë", tha Rama.

Por kulmi arriti pas një përplasje verbale mes kryeministrit e Palokës, e cila nuk u dëgjua në foninë e Kuvendit.

Edi Paloka u përjashtua për 10 ditë nga parlamenti, me vendim te Byrosë, pasi nuk iu bind kërkesës së kryeparlamentarit Ruçi për të lënë seancën. Ai reagoi po në të njëjtën linjë nga selia e Partisë Demokratike.

Veç përjashtimit, Garda e Republikës lajmëroi se me mbështetjen e policisë ka nisur një hetim për agresion, duke sqaruar se solucioni kimik ka qenë i parapërgatitur.

Kryeministri Rama reagoi vetë disa herë në rrjetet sociale, duke postuar shiringën e përdorur për bojën, videon dhe duke ironizuar serish Palokën për problemet me shqiptimin.

?Dy gjëra janë të pafundme, universi dhe budallallëku i njeriut", shkruante Albert Ainshtajni, përpara se sa opozita në Shqipëri të merrte formën e një Budallallëku Universal, që vizion ka Vezën e Lulit, ide ka Çizmen e Doktorreshës dhe program ka Bojën e Palothës...?

Ish kryeministri Berisha ishte i pari nga opozita që foli për motivin e sulmit të Palokës.

Partia Demokratike publikoi një video tjetër, duke thënë se veprimi i Palokës ka lidhje me atë që ajo e quan si bullizëm të kryeministrit ndaj nënkryetarit të partisë. "Edi Paloka e gjuajti me bojë Edi Ramën, pasi ky e talli në mënyrë të përsëritur për shkak të mënyrës së të folurit. Gjuajtja me bojë është mospranim i bullizmit të ushtruar nga Kryeministri për të cilin është dëshmitar i gjithë opinion publik."

Mazhoranca reagoi duke thënë se do të marrë masa të tjera në Kuvend.

Qeveria e sheh aktin Palokës si pjesë të skenarit të opozitës për protestën e 16 shkurtit.

Tv Klan

Free Traffic Exchange