Report Tv-Aksident në Shkodër, përplasen dy automjete

2019-02-14 0

Shkodër-Një aksident rrugor ka ndodhur në akin rrugor Shkodër-Bushat, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.Ngjarja ka ndodhur në fshatin Beltoje.

Report Tv mëson se nga kjo ngjarje ka mbetur i plagosur shtetasi Pjeter Rroku, punonjës i spitalit të Shkodrës. Ai ka qenë duke udhëtuar në një veturë. Automjeti i tij është përplasur me një furoristradë e ndërkohë zjarrëfikësja dhe policia po shkojnë drejt vendngjarjes.