Vetëm pak çaste pas aksidentit, rrjetet sociale u mbushën me reagime të cilat dënonin gjuhën e urrejtjes në baza etnike dhe politike të përdorur nga disa personalitete publike. Në mesin e tyre më shumë bujë bëri postimi i profesores Biljana Vankovska e cila insinuonte rastin me ngjarjet e 2001-shit. Ekspertët kërkojnë reagim të shpejtë të institucioneve kurse Ministria e Brendshme njoftoi procedimin e rastit.