Shqipëria ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

2019-02-14 10

Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO e ratifikoi edhe Kuvendi i Shqipërisë me vlerësimin se anëtarësimi i saj në këtë organizatë sikur edhe zyrtarizimi i shqipes janë jetike për të ardhmen drejt paqes dhe stabilitetit në rajon. Ratifikimi u përcoll edhe me një incident mes deputetëve të PD-së dhe kryeministrit, Rama.