Përurohet “moli i dashurisë”, Veliaj: Tirana nuk ka nevojë për urrejtje - - Vizion Plus

2019-02-14 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ditën e Shën Valentinit, Bashkia e Tiranës përuroi ne parkun e liqenit ?Molin e Dashurisë?.?Në ditën e Dashurisë po krijojmë këtë mikrohapësirë, Molin e Liqenit, për të gjithë ata që duan të bëjnë një shëtitje me varkë, që duan të merren me sport, me kanoe, për ata që duan të bëjnë minigara. Ky tani është një mjedis fantastik. Liqeni i Tiranës është populluar më shumë se kurrë, por edhe pasuruar me aktivitete më shumë se kurrë.Veliaj shtoi se kjo ditë përben një moment reflektimi për një qytet që ka më shumë nevojë për dashuri se sa urrejtje.?Është ndoshta një moment për të reflektuar se sa shumë ka nevojë Tirana dhe Shqipëria për dashuri. Ndonjëherë kemi shumë mllef, shumë maraz, flasim keq për njëri-tjetrin, por ndonjëherë ndoshta duhet të ndryshojmë, duhet me i thënë njëri-tjetrit ?Bravo të qoftë, jam shumë krenar për ty?, t?i rrahim shpatullat njëri-tjetrit, me thënë të dua shumë. Sot Tirana ka më shumë nevojë për dashuri se sa për urrejtje, më shumë për punë se sa për dhunë, edhe më shumë për të qenë afër me njëri-tjetrin?.Kreu i Bashkisë mori pjesë edhe në celebrimin e dy çifteve të reja që vendosen ta kurorëzonin dashurinë në ditën e Shën Valentinit, duke mbjellë pemë.