http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Gjykata e Vlorës masën e sigurisë burg me afat 40 ditë për gjashtë te arrestuarit ne aksionin e përbashkët mes policisë italiane dhe asaj shqiptare.Luka Beqiraj, Bilbil Kabelo, Arbnor Hoxhaj, Denis Pashaj, Kujtim Elmazi dhe Kristian Llanaj dolën para gjykatës për tu njohur me vendimin e togave te zeza.Prokurori i çështjes kërkoi këtë masë deri në mbërritjen e dosjes nga Italia, pasi personat janë arrestuar me një letër porosi nga shteti italian.Gjatë seancës, avokatët mbrojtes kërkuan ndryshim të masës së sigurisë.Një pjesë e tyre kërkuan ekstradim, ndërsa një pjesë tjetër kërkuan masë sigurie më të lehtësuar.Mbi të arrestuarit e operacionit të koduar ? Lulet e Pranverës? rëndon akuza për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike.Superoperacioni i policisë shqiptare dhe autoriteteve italiane u finalizua me goditjen e kater grupeve kriminale të trafikut te drogës ndersa ne total u arrestuan 27 peronsa.Hetimet nisen në vitin 2016-te, pas sekuestrimit të disa sasive te medha te hashashit qe ishte nisur nga Shqiperia.