Report TV - Mbërrin në gjykatë polici i arrestuar për ngacmim seksual ndaj të miturës

2019-02-14 5

Berhan Bajrakurti , polici i cili u arrestua nga kolegët e tij në zonën e Malësisë së Madhe, pas skandalit të publikuar në media, ka mbërritur sot në gjykatë ku pritet të njihet me masën e sigurisë. Ai akuzohet se kishte ngacumar seksualisht një të mitur duke i drguar video intime.

Report Tv mëson se seanca po kryhet me dyer të mbyllura ndërkohë që pranë gjykatës janë parë edhe familjarë e të afërm të efektivit të policisë.

Mësohet se seanca do drejtohet nga gjyqtarja Irida Kacerja, me prokuror Vat Staka, ndërkohë që avokat mbrojtës i Barjakurtajt është Xhelal Kraja.

Sipas dëshmisë së dhënë dy ditë më parë, polici pranon autorësinë e videos, por jo akuzën për ngacmim seksual ndaj të miturës. Ndërkohë që policia pretendon se mbi këtë çështje nuk ka marrë asnjë denoncim (lexo ketu)