#oranews #monikakryemadhi
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në përfundim të Kuvendit akuzoi kryeministrin Rama për bullizëm. Jashtë Parlamentit, ajo i shpreh se Rama bullizon jo vetëm qytetarët, por edhe deputetët dhe ministrat.
Kryemadhi: Vjen një moment që të gjithë jemi njerëzorë, të gjithë kemi momentet tona të emocioneve, por e disata herë që ky kryministër rrugaç ka bullizuar shqiptarët në radhë të parë duke i konsideruar me organe gjenitale, me pas vazhdon dhe bullizon deputetët në Parlament, bullizon ministrat e tij.
Kryemadhi kishte dhe një propozim:
Kryemadhi: Ka pasur Shqipëria në 27 vjet kryeministra, por kurrë nuk kemi pasur kryeministër qesharak që krijon incidente të tilla papërgjegjshmëri dhe mbi të gjitha një deficencë mendore. Duhet ti bëjmë një propozim parlamentit që të gjithë ata që marrin poste drejtuese që nga Presidenti deri tek ministrat duhet të bëjnë analizën psikike dhe klinike.
Ndërsa referuar protestës së 16 shkurtit, kryetarja e LSI tha se ajo është protesta e gjithë shqiptarëve. Ndërsa u shpreh se e vetmja zgjidhje politike është qeveria kalimtare.
Kryemadhi: Protesta është e gjithë shqiptarëve. Unë jam e bindur që dhe ju gazetarët do jeni në protestë. Ju para disa kohësh patë plumbat në shtëpinë e një gazetare. Çdo ditë e më shumë do të shikojmë një reagim kriminal të një njeriu në ikje që është i çmendur.
Zgjidhja politike është e qartë, ajo që ka propozuar opozita në marrëveshjen e saj, qeveri kalimtare që i krijon shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kryemadhi-rama-bullizon-deputetet-dhe-qytetaret
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz