Pjesa e Dyte dt 13 Shkurt Elton Hasa është djali i Fiqeret dhe Leme Hasës nga Librazhdi. Ai është djali i dytë nga katër vëllezërit dhe një motër. Me të mbaruar shkollën 8-vjeçare Eltoni emigroi drejt Greqisë bashkë më dy prej vëllezërve Jetnorin e Besimin. Ata kaluan nga Maqedonia drejt tokës helene. U vendosën në Katerini Kalife ndërsa punuan si çobanë. Në vitin 2003, Eltoni rikthehet në atdhe për t'u pajisur me dokumenta.
Pasi i mori, emigroi sërish drejt Greqisë kësaj here nga pika kufitare e Kapshticës. Në vitin 2005, Eltoni vjen përsëri në Shqipëri dhe i pohon babait që do të nisej sërish drejt Greqi, pasi i duhej të bëntë disa veprime bankare me paratë. Kësaj here Eltoni ndodhej në Athinë. Eltoni dhe vëllai i tij Jetnori marrin një shtëpi me qera dhe punojnë si teknikë në një studio. Eltoni komunikonte me familjen një herë në muaj. Por çdo ditë që kalonte Eltoni nisi të marrë më rrallë në telefon. I ati, Fiqereti i shqetësuar merr në telefon djalin tjetër Maksimin, i cili i thotë se Eltoni ishte larguar me një djalë nga Konispoli që quhet Vasil. Në vitin 2006, Eltoni merr nënën e tij në telefon dhe i tregon që ishte nisur për në Shqipëri.
Dhe kështu ndodhi dy më pas Eltoni vjen në shtëpi, por nuk kishte para të mjaftueshme, dhe i kërkon të vëllait pasi do nisej në Angli bashkë më shokun e tij nga Konispoli, Vasilin. Ai qëndroi pak ditë në familjen e Vasilit në Sarandë në fshatin Qukaj dhe u kthye përsëri në shtëpi. Në muajin prill, iku në Greqi e më pas në Maqedoni, në fshatin Dollogosht ndërsa punonte si bari afro 3-muaj e më pas u largua.
Ecejaket e Eltonit ishin bërë të zakonshme për familjen kur në vitin 2009 gjendej përsëri në Greqi duke qëndruar atje për një vit, vjen në Shqipëri dhe qëndron një muaj. Eltoni kalon përsëri kufirin Bitolaj- Maqedoni e më pas në Greqi. Kjo ishte një periudhë e errët për familjarët pasi Eltoni nuk tregonte së me çfarë merrej.
Deri kur në vitin 2010 kapet nga policia dhe kthehet. Ishte viti 2011 kur pasi qëndroi në shtëpi bëri dokumentat dhe kaloi nga Qafë Thana nga ku nuk u kthye më. Ishte data 3 qershor kur ai i dërgon një mesazh babait të tij ku shkruante: ?Unë jam në Shkup, të fala mi bëj mamasë dhe Linës?- motrës së tij. Ky ishte kontakti i fundit pas të cilit Eltoni ka lënë një hendek të madh misteri, pasi për të familjarët nuk dinë më asgjë. Ata iu drejtuan emisionit "Pa Gjurmë" në Report Tv për të kërkuar ndihmë. Të dhënat janë kontradiktore. Babai i tij thotë se ka informacione se ai jeton në Francë. Por disa të dhëna të tjera flasin se Elton Hasa i është bashkuar një grupi radikal dhe ka udhëtuar në drejtim të Sirisë për të marrë pjesë në luftërat atje me ISIS.