Arti zviceran çel ekspozitë në Tiranë, skulptori: Kaosi në Shqipëri më bën më të lirë

2019-02-13 0

Figurina akademike në bronz, skulptura abstrakte eksperimentale, kompozime grafike dhe një grup vizatimesh eksperimentale që ndajnë bashkë të njëjtën hapësirë përbëjnë panoramën e ekspozitës ?Labor? të artistit Thomas Hunziker, e çelur këto ditë në galerinë e Fakultetit të Arteve të Bukura. Në tre sallat e galerisë ekspozohet gjithë procesi i punës, që artisti bën në studion e tij, derisa hedh dritën në eksplorimin e dialogut mes skulpturës dhe grafikës. Vet artisti zviceran, i cili prej tre vitesh jeton edhe punon në Shqipëri shpjegon procesin e punës

Thomas Hunzike, skulptor: ?Instalacioni quhet ?bronz imazheri?. Kjo është gjithmonë rruga që bëj unë, arte figurative tradicionale, edhe arte konceptuale edhe bashkëkohore. Unë punoj në këtë mënyrë edhe dëshiroj që të montoj një gjë vibrante. Formimi im është bërë në fushën klasike, por ambienti ku lëviz apo shikoj, veçanërisht që ka shumë artistë bashkëkohorë, jam midis dy botëve, por për mua nuk ka asnjë problem. Nuk ka konkurrencë. Për mua është e rëndësishme, që më art të këtë edhe tolerancë. Mendoj se është një kohë e mirë për artistët, se kemi mundësi që të bëjmë gjithçka, jo gjithçka është art. Por kjo është e mundur.

Jetoj prej tre vitesh këtu me familjen. Si artist më pëlqen shumë gjallëria që është, nuk është shumë e kuruar si në Zvicër, por që më bën më të lirë për shkak të kaosit. Ka ndryshuar shumë Tirana, nga para tre viteve deri më tani?.