#oranews #infektivi
Urgjenca e Infektivit në QSUT tashmë do të ofrojë ambiente të rikonstrukturaa për pacientët. Madje për ta janë vendosur 15 shtretër nga 6 që ishin më parë.
Por problematika nuk është e zgjidhur përsa i përket fluksit që do të duhet të përballojnë bluzat e bardha.
Në të për 150 vizita në ditë shërben një mjek urgjence dhe dy mjekë roje. Shqetësim mbetet dhe emigrimi i bluzave të bardha.
Vetëm në vitin që shkoi, 160 prej tyre u larguan nga vendi.
Në inaugurimin e godinës së re, ministrja Manastirliu u shpreh se do të shtohen 9 mjekë të rinj infektivë, por që duket se nuk i jep zgjidhje përfundimtare situatës.
Manastirliu: Mungesa për katër vite e specializimeve patjetër që ka sjellë probleme sa i takon mjekëve të specializuar, por pas më pak se 1 muaji, diplomohen 300 mjekët e parë specialistë, ku mes tyre ka edhe infeksionistë që kanë kontratë me Ministrinë dhe do të shërbejnë në disa spitale rajonale, si dhe janë 4 mjekë që mund të rekrutohen, sipas procedurave, menjëherë nga drejtoria e QSUT-së. Sa i takon personelit infermieror, fituesit e shpallur nga konkursi transparent, po ashtu mund të punësohen sipas pikëve, edhe në këtë shërbim.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/mungese-mjekesh-ne-infektivin-e-qsut-se
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz