Ora News - Pezullimi i HEC-eve abuziv, ekspertët: Nuk pati asnjë konsultim

2019-02-13 0

#oranews #pezullim #hec #ekspertet

Pezullimi i të gjitha projekteve të HEC-eve në vend, duke ndëshkuar dhe investitorët e rregullt konsiderohet prej ekspertëve i nxituar, i paqartë por dhe i dëmshëm për ekonominë.

Sipas Lorenc Gordanit para se të merej një vendim i tillë duhet të ishte bërë minimalisht një komunikim me kompanitë që preken nga veprimi i njëanshëm.

Lorenc Gordani: Në çdo rast kur kemi një komunikim që vjen në mënyrë periodike dhe gjenden disa mospërmbushje midis kontratave, lihen disa detyra që bëhen përmes një njoftimi me shkrim dhe lihet një periudhë 30 ditore për të marrë një feedback mbi atë që është lënë si detyrë dhe më tej pastaj kemi një komunikim tjetër. Gjithmonë po flasim për komunikim brenda kompanive të cilat do kenë një njoftim për prishje të kontratës dhe arsyet për të cilat po ndodh kjo.Vetëm në atë rast krijohet mundësia për të ndjekur një fazë tjetër.

Situata e dëmton sidomos klimën e të bërit biznes, duke sjellë pasiguri të investitorët e huaj, çka bie në kontraditë me strategjinë për të thithur më shumë kompani që e shohin Shqipërinë si mundësi zhvillimi.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pezullimi-i-hec-eve-abuziv-ekspertet-nuk-pati-asnje-konsultim

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz