#oranews #lulzimbasha #agronduka
Kreu i Partisë Agrare Ambjentaliste, Agron Duka, ndryshe nga aleatët e tjerë rreshtohet kundër platformës së bashkëpunimit të propozuar nga Partia Demokratike. Duka thotë se para se të firmosë, në platformë duhet përcaktuar qartë ndryshimi i sistemit zgjedhor dhe objektivat për bujqësinë, nesër në qeveri. Duket se kjo platformë që përpiqet të konsolidojë bashkëpunimin ka dhënë një efekt të kundërt, duke sjellë krisjen e parë në kampin opozitar, që po përgatitet për protesta.
Partia Agrare Ambjentaliste e refuzon Pltaformën e Bashkëpunimit që Partia Demokratike e propozoi për aleatët e saj.
Në një intervistë për Ora News, Agron Duka, tha se Lulzim Basha, më herët duhet të plotësojë dy kërkesa thelbësore.
Agron Duka: Një nga pikat që ne na ndan dhe e kemi theksuar gjatë gjithë kohës është kodi zgjedhor, reforma zgjedhore, gjë e cila preket shumë shkarazi në platformën e Bashës.E dyta, duam që në një nga pikat e reformës të jetë e theksuar zhvillimi i bujqësisë në të ardhmen.
Nëqoftëse Partia Demokratike heziton në plotësimin e dy kërkesave, Partia Agrare do të dalë zyrtarisht jashtë koalicionit të opozitës.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/duka-kunder-bashes-nuk-e-firmos-platformen-te-garantohet-ndryshimi-i-sistemit-zgjedhor
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz