#oranews #pedagoget #protesta
Studentët do të qëndrojnë edhe përgjatë fundjavës në auditore për të zëvendësuar orët e humbura gjatë protestës. Sezoni i provimit është shtyrë për në muajin mars, ndërsa pagesa e tarifave do të nisë prej javës që vjen. Dekani i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë shprehet se pedagogë dhe studentë do të vijojnë me protestat, por këtë herë vetëm një herë në javë.
Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë është i vetmi që do të vijojë protestat dhe pas rinisjes së mësimit.
Sabri Laçi: Javën tjetër i bie ditën e martë të ketë protestë. Pritet sesi do të reagojnë institucionet eprore lidhur me kërkesat që ka parashtruar Profesorati dhe studentët dhe varësisht nga qëndrimi do të jetë dhe sjellja ndaj protestës.
Megjithatë në këtë Fakultet studentët do të qëndrojnë në auditore dhe gjatë fundjavës deri në zëvendësimin e orëve të humbura.
Sabri Laçi: Semestri i parë mbaron me 3 mars, provimet e semestrit të parë janë me datën 4-24 mars.Semestri i dytë fillon me 25 mars dhe mbaron me 30 qershor. Periudha 1 korrik-20 korrik janë provimet e semestrit të dytë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/filologjiku-vazhdon-protesten-nje-here-ne-jave-pedagoget-do-te-nderpresin-mesimin
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz