Maqedonia ulet ne tryezen e NATOS-s

2019-02-13 0

Republika e Maqedonisë së Veriut ulet për herë të parë në tryezën e 29 aleatëve të NATO-s, si e ftuar. Një moment që Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s e ka memorizuar në prezencë të Ministres së Mbrojtjes së Maqedonisë, Radmilla Sekerinska, para fillimit të takimit të Ministrave të Mbrojtjes së NATO-s në Bruksel.

"Është një moment i madh për të gjithë. Ne e vlerësojmë shumë progresin tuaj. Pa angazhimin tuaj, lidershipin tuaj dhe të qeverisjes suaj, ne nuk do të kishim arritur në këtë ditë, ku ju jeni ftuar në gjirin e ministrave të mbrojtjes së NATO-s. Kam parë që flamuri i NATO-s u ngrit para ndërtesës së kryeministrisë në Maqedoni dhe pres ditën që flamuri i vendit tuaj të ngrihet në selinë e NATO-s së bashku me flamujt e 29 aleatëve të NATO-s."

"Jam e nderuar që gjendem këtu sot. Është një provë, që kurajë politike shpërblehet dhe që ndryshimi është i mundur edhe në Ballkan edhe në kohët që përjetojmë. Kjo gjithashtu provon që nuk ka probleme të ngrira, ka vetëm zgjidhje të ngrira. Ne kemi treguar që ne jemi të zotët të gjejmë zgjidhjet e duhura dhe ky është shpërblimi jo vetëm për mua, për qeverinë time, por edhe për popullin tim."

Ministrja Sekerinska ka thënë pas shtrëngimit të duarve me Stoltenberg, se arritja e Maqedonisë pranë fazës së anëtarësimit është një shenjë që politika e dyerve të hapura të NATO-s nuk është një mit, por një realitet. Anëtarësimi i Republikës së ardhshme të Maqedonisë së Veriut në NATO do të zyrtarizohet në fund të procesit të ratifikimit të protokollit të anëtarësimit nga shtetet anëtare të NATO-s.

Tv Klan

Easy Viral Banner Traffic