Në Lezhë, një zonë problematike sa i takon furnizimit me energji elektrike, është investuar në rrjetin elektrik në zonën e Zejmenit. Investimi i OSHEE, në fazën e parë kap vlerën e 85 milionë lekëve dhe ai përfshin vendosjen e 150 shtyllave të reja, 10 kabina të reja si dhe vendosjen e linjave të reja.
Ministria e Energjetikës, Belinda Balluku, që shoqëronte Kryeministrin në këtë inspektim, thotë që muajin e ardhshëm do të nisë faza e dytë e ndërhyrjes, e para që nga 1971 në këtë zonë. Impakti i këtyre investimeve prek edhe turizmin.
Ndërsa në Fishtë, Kryeministri i dorëzoi Altin Prengës, certifikatën e agroturizmit për sipërmarrjen e tij, një restorant shumë i njohur i zonës, që tashmë e ka shtuar duke ndërtuar dhe një bujtinë.
Prenga, veç familjes së tij ka përfshirë në këtë sipërmarrje dhe shumë banorë të zonës, të cilët e furnizojnë me produktet e tyre bujqësore dhe blegtorale. E sipas Kryeministrit, ky është qëllimi i fokusimit tek agrobiznesi rritja e ekonomive të familjeve në fshat.
Tv Klan