Shkoi për të ndjekur meshën në kishë, i humbur prej 3 ditësh, familja në kërkim 32-vjeçarit nga Laçi

2019-02-13 0

Një i ri 32-vjeçar prej tre ditësh ka humbur kontaktet me familjen e tij, në Laç ndërsa familja ka berë denoncimin në polici për të rënë në gjurmët e tij. Burime për Report TV, banor mësojnë se 32-vjeçari ishte banori lagjes nr. 4 në qytetin e Laçit.

I ati i Edlirit, Gjergj Bardhoshi ka thënë se kane humbur kontaktet me Edlirin këtë të dielë rreth orës 11.00, ndërsa ka lënë në shtëpi telefonin, kartën e identitetit dhe sendet e tjera përsonale.

Siç rrëfen i ati, 32vjeçari ka qenë në punë së bashku me babain e tij pastaj ai ka shkuar të ndjekë meshën në Kishën e Shën Mëhillit rreth 500 metra larg shtëpise, pasi sic tregojnë prinderit e tij Edliri beson shumë në Zot.