Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë" /> Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë"/>
#oranews #ramushharadinaj #limit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë për "Tempora" nga Sonila Meço në Ora News, i kërkon Tiranës zyrtare që të mbajë një qëndrim për Kosovën e 17 Shkurtit 2008.
Ramush Haradinaj: "Tirana zyrtare, mos harroni, kryeministri, ministrat, Parlamenti, të gjithë duhet të mbajnë vetëm një qëndrim: Kosova e 17 Shkurtit, kushtetuta e saj, territori, kufijtë. Kushdo nga të zgjedhurit e shqiptarëve në Shqipëri e vlerëson ndryshe, ai po tradhton deklarimin e shqiptarëve të Kosovës, të populli të vet, për një pavarësi të Kosovës. Kushdo që flet për çdo lloj gjëje tjetër është sikur unë të flas sot për Shqipërinë dhe t'ju them jugun jepuani Greqisë, se iu rregullojmë me këtë ose jepjani Shkodrën, Malit të Zi, është e njëjta gjë. A janë analistë, të shitur apo budallenj që nuk marrin vesh, që nuk e kuptojnë."
Sonila Meço: Thatë fjalën budalla dhe kam parasysh deklaratën e Ramës kur tha 'është gomar kush nuk mbështet planin e Thaçit'. Kjo gjuhë midis liderëve shqiptarë në këtë moment historik a na jep një kosto ndërkombëtare zoti Haradinaj?
Ramush Haradinaj: A mund të jem i sinqertë ne ty? Shikojeni flamurin e Kosovës, aspak nuk më ka pëlqyer. Flamuri kuq e zi është flamuri ynë. Pse guxon dikush të flasë për përçudnimin e kësaj? Si ta quaj atë? Kush ia jep të drejtën dikujt të flasë për copëtimin e kësaj (I drejtohet flamurit shqiptar).?
...
"Mos harroni Kosova nuk është produkt i tavolinave. Është bërë falë një lufte dhe nuk varet nga udhëheqës mendjelehtë sot që flasin për territorin e Kosovës si të ishte pronë private. Është arritje e brezave dhe nuk është e imja. Vetë kemi vendosur për këta kufij dhe sa i takon Serbisë, askush nuk ka të drejtë ti lëvizë.
I bëj thirrje në Shqipëri dhe në Tiranën zyrtare të kursehen se edhe ne kemi limitet tona, deri diku i durojmë njerëzit me pozitë. Por ka limit çdo gjë. Sa larg mund të shkojnë ata të flasin për Kosovën territorin dhe kufijtë e Kosovës."
Për më shumë lexoni në:
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë për "Tempora" nga Sonila Meço në Ora News, i kërkon Tiranës zyrtare që të mbajë një qëndrim për Kosovën e 17 Shkurtit 2008.
Ramush Haradinaj: "Tirana zyrtare, mos harroni, kryeministri, ministrat, Parlamenti, të gjithë duhet të mbajnë vetëm një qëndrim: Kosova e 17 Shkurtit, kushtetuta e saj, territori, kufijtë. Kushdo nga të zgjedhurit e shqiptarëve në Shqipëri e vlerëson ndryshe, ai po tradhton deklarimin e shqiptarëve të Kosovës, të populli të vet, për një pavarësi të Kosovës. Kushdo që flet për çdo lloj gjëje tjetër është sikur unë të flas sot për Shqipërinë dhe t'ju them jugun jepuani Greqisë, se iu rregullojmë me këtë ose jepjani Shkodrën, Malit të Zi, është e njëjta gjë. A janë analistë, të shitur apo budallenj që nuk marrin vesh, që nuk e kuptojnë."
Sonila Meço: Thatë fjalën budalla dhe kam parasysh deklaratën e Ramës kur tha 'është gomar kush nuk mbështet planin e Thaçit'. Kjo gjuhë midis liderëve shqiptarë në këtë mom...