Report Tv-Basha takim me banorët e Elbasanit dhe Pogradecit

2019-02-12 0

Edhe policia do të jetë në protestën e opozitës më 16 shkurt. Kështu u shpreh lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një takim që mbajti me qytetarët e Elbasanit.

?Kjo është finalja. Në 16 shkurt është finalja. Është i gjithë populli kundër një grupi njerëzish. Janë të gjithë bashkë kundër një grupi. Me në do jenë të gjithë studentët të gjithë Shqipërisë. Me protestuesit do jenë të gjithë sipërmarrësit e ndershëm. Njerëz që i kanë goditur padrejtësisht me taksat. Do jenë të papunët që kanë 5 vjet që kërkojnë dhe s?kanë gjetur gjë. Ky që do hapte 300 mijë vende pune. Do jenë të gjithë punësuarit që s?ju mjaftojnë paratë për të mbajtur familjet me bukë. Edhe policia do jetë me ne. 70% e policëve kanë aplikuar për Lotari Amerikane. Ata nuk do i lënë të largohen. Uniformën e tyre e kanë përdhosur, ata ditën e shtunë do jenë në krahun tonë. Do jetë i gjithë populli kundër një grushti njerëzish që na ka marrë peng. Të shtunën gjithë populli do i zërë ata në çark si minj?, u shpreh ndër të tjera Lulzim Basha.

Po sot përmes një deklarate për mediat foli për një skenar destabiliteti që pritet të marrë jetë në protestën e opozitës, duke thënë se pritet që në tubim të dalin persona me precedentë penalë.

Basha i ftoi qytetarët e Elbasanit që të bëhen pjesë e protestës së 16 shkurtit, duke thënë se vetëm në 2018 janë mbyllur mbi 1500 biznese dhe se qytetarët po varfërohen çdo ditë e më shumë. Gjatë fjalës së mbajtur kryedemokrati premtoi ulje të taksave, çmimit të energjisë elektrike dhe karburantit.

Një qytetari nga Elbasani ju drejtua me lot në sy kryetarit Basha duke u shprehur: Kam një vit pa drita. Këta komunistë. Këta fytyra të poshtra. S?kam lënë derë pa trokitur.

Basha: Kështu janë të gjithë. Siç i kanë duart të ashpra nga metalurgjiku, nga puna e fortë, kështu është bërë edhe shpirti i elbasanllinjve. Të shtunën do të bëhemi bashkë dhe nuk do të të lëmë vetëm.

Tregtar: Jemi shumë dobët. Kam shitur apo s?kam shitur 2-3 bluza sot. Që në 8 vijmë dhe ikim në shtatë të darkës, burrë e grua të dy. Kam 7 vjet që e kam hapur, erdha nga Greqia. Ka rënë fuqia blerëse. 100m poshtë i kanë mbyllur dy dyqane.

Basha: 1500 biznese janë mbyllur në 2018 në bashkinë e Elbasanit. Është katastrofë, kështu nuk mund të vazhdohet më. Ka arritur aty ku nuk mban më. Duhet ta ndryshojmë. Ju e keni në dorë. Kjo është domethënia e 16 shkurt. Të nderojmë punëtorin jo vjedhjen. Bashkimi i shqiptarëve për të marrë në dorë fatet tuaja. Do të sjellim normalitet me uljen e taksave, uljen e çmimit të energjisë, ndalimi nga abuzimi me tatimorët me pullën në vitrinë, uljen e çmimit të karburantit.

Edhe një rrugë qe e gjetën gati, tunelin, nuk e mbaruan. Lekë vodhën, 80 milionë lek dhe s?kanë vazhduar investimin.

Ju ftoj të gjithë me 16 shkurt në Tiranë! Të shtunën gjithë populli do i zërë ata në çark si minj.