Report Tv-Paskuqan/ Vuri nëndrejtor me firmë false, pezullohet drejtori i shkollës

2019-02-12 7

Drejtori i shkollës ?Gramoz Palushi? në Paskuqan është pezulluar nga detyra pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, për shkak të akuzës së shpërdorimit të detyrës. Drejtori i pezulluar është shtetasi Albas Hoxha.

Report Tv mëson se ish-drejtori kishte falsifikuar rezultatin e përzgjedhjes së nëndrejtorit të shkollës, post i cili ishte fituar me konkurs nga mësuesja e fizikës A.B., pranë kësaj shkolle. Kjo është konstatuar dhe nga raporti i grupit të punës të ngritur nga Ministria e Arsimit.

Një tjetër akuzë është edhe zhdukja e dokumenteve nga dosja e mësueses së fizikës e cila ishte shpallur fituese për postin, për të cilin ish-drejtori ka falsifikuar rezultatin.

Free Traffic Exchange